Connect with us

Kosova

Vuçiç në OKB: Serbëve në Kosovë s’u ofrohet as liri e as drejtësi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kritikuar politikën e Qeverisë së Kosovës në raport me komunitetin serb, kryesisht ne veri.

Ai ka pretenduar se komunitetin serb në Kosovë, të cilët sipas tij janë nën juridiksionin e OKB-së (rezolutës 1244), nuk iu ofrohet as drejtësi, as liri e as mundësi për asgjë.

“Paarsyeshmërinë e ‘politikës së pushtetarëve’ të Prishtinës, fanatizmin dhe persekutimin e çdo gjëje serbe në Kosovë, e tregojnë një sërë lëvizjesh shqetësuese – që nga ndalimi i pagesave në monedhën serbe – dinari në Republikën e Kosovës e deri te ndalimi i shërbimeve postare e ndalimin e vizitave të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në Kosovë”, ka pretendua Vucic

Duke potencuar se paqja e vërtetë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, Vuçiç ka pretenduar se si mund të ketë paqe në Kosovë “nëse aty shkelen sistematikisht rendi juridik dhe të drejtat elementare të një populli të tërë”.

Presidenti serb ndër të tjera ka potencuar se Serbia “është e përkushtuar” për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se do të “luftojë për ruajtjen e paqes”.

“Ka vetëm një gjë që nuk do t’ia japim askujt, ajo është liria dhe pavarësia e Serbisë”, ka pohuar Vucic

Advertisement