Connect with us

Sociale

Ministria e Drejtësisë vijon ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi shërbimin juridik falas

/ATSH/ Ekipet e Ministrisë së Drejtësisë vijon ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi shërbimin juridik falas.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh sot se fushata e promovimit të shërbimit për qytetarët do të vijojnë përgjatë gjithë muajit nëntor.

Ajo theksoi se kjo fushatë do të shtrihet jo vetëm në qytetin e Tiranës, por edhe në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë.

“Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas dhe ekipet e Ministrisë së Drejtësisë vijojnë me promovimin e shërbimit për qytetarët, si edhe me shpërndarjen e fletëpalosjeve në kuadër të fushatave të ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas. Këto fushata ndërgjegjësimi do të vijojnë përgjatë gjithë muajit nëntor, jo vetëm në qytetin e Tiranës, por edhe në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë”, u shpreh Gjonaj. /a.a/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *