Kosova
Bërnabiç betohet: Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga Kosova
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabic, ka thënë se shteti i saj “kurrë nuk do të heqë dorë nga ajo që Beogradi pretendon se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe se kjo sipas saj, është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-ës.
Sipas kryekuvendares serbe ata që ajo i quan “të mëdhenjtë e të fuqishmit” ndihmuan Kosovën të shpall pavarësinë më 2008.
“Që nga ajo kohë, theksoi Brnabic, është hapur “Kutia e Pandorës” dhe janë krijuar precedentë dhe standarde të dyfishta, per te cilat ajo u shpreh se “të mëdhenjtë e të fuqishmit do t’i keqpërdorin sa herë që atyre iu konvenon”.
Brnabic gjithashtu shkoi shumë larg duke thënë se fjalimi i presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e OKB-ës, ku përmendi edhe Kosovën, do të jehojë gjatë nëpër korridoret e OKB-ës.