Connect with us

Kosova

Hovenier kthen Kurtin me këmbë në tokë: S’jemi Perandoria Romake, t’ju anëtarësojmë në BE e NATO si me magji

“Nëse SHBA-ja do të ishte Roma Perandorake, Kosova do të anëtarësohej menjëherë në BE e në NATO” – Keshtu tha ambasadori amerikan, ndërsa kryeministri Albin Kurti kërkoi së fundmi që “BE-ja të bëjë hapa konkretë” dhe të “marrë vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën europiane të Kosovës”

Ambasadori amerikan theksoi she SHBA dhe gjermanët s’mund ta fusin vendin ne Bashkimin Europian dhe NATO si me magji. Ai kërkoi që Qeveria Kurti t’u japë atyre argumentet më të mira për të ndihmuar në këtë synim dhe se dialogu me Serbinë duhet të merret seriozisht.

Pak ditë më herët, më 13 shtator, në një panel diskutimi në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024 Kurti tha se po punohet pareshtur për anëtarësim në NATO, por Jeffrey Hovenier të mërkurën kërkoi reflektim nga institucionet, në një fjalim të tij në Samitin për Paqe dhe Demokraci në Prishtinë.

“Ju mendoni se amerikanët, apo gjermanët apo njerëzit tuaj favoritë do  përdorin shkopin magjik dhe Kosova do të jetë menjëherë anëtare me të drejta të plota e NATO-s, anëtare e plotë e BE-së dhe gjithë të tjerat. Bota nuk funksionon kështu” – theksoi ambasadori amerikan, duke ironizuar se Kosova do të ishte anëtare e BE-së dhe NATO-s nëse SHBA do të ishte “Roma Perandorake”.

“Pra, nëse do të ishte vetëm në dorën e Shteteve të Bashkuara, nëse do të ishim Roma Perandorake dhe kishim fuqinë e saj dhe të gjitha vendet do të përkuleshin para nesh dhe do të bënin pikërisht atë që urdhërojmë ne – gjë që nuk është rasti në botë sot, nëse e shihni globin, ne ende besojmë se ushtrojmë ndikim të rëndësishëm rreth planetit, por nuk jemi vetëm. Nese   do ta shihnim Kosovën të integruar plotësisht në institucionet europiane dhe atlantike, Serbia do të ishte pajtuar me realitetin e një fqinji të saj sovran, të pavarur, multietnik, demokratik, paqësor” – potencoi Hovenier.

Advertisement