Kosova
Kusari parashikon të ardhmen, pa parë letrat e fatit/ Dialog I dështuar pa qënë i mbarsur
Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se nëse Serbia vazhdon të ketë një qasje të ngjashme me Kosovën, siç e ka aktualisht, s’mund të ketë marrëveshje as tani, as në të ardhmen.
“Me këtë Serbi aktuale, unë shoh probleme përmbajtësore në arritjen e një marrëveshjeje. Shoh se më shumë mundësi ka te kemi nje seri dështimesh sesa ndonjë hapësirë për progres” – deklaroi Kusari Lila
E pyetur për veprimet e pakoordinuar të Qeverisë në Veri, ajo ka deklaruar se po synohet të shtrihet sovraniteti dhe jo të dëmtohet dikush tjetër.
Sipas saj, shumë shpejt, në koordinim me vendet aleate, do të caktohet një datë për hapjen e Urës së Ibrit.
“Do ishte shumë paradoksale që ajo urë të mbetet e mbyllur, kur të gjitha të tjerat janë të hapura dhe lëvizja e lirë deri në kufirin verior është e papenguar. Nuk shoh se per shkak te ures do kete ndonje tensionim te situates, edhe pse mund të ketë ndonjë eskalim potencial, sipas vlerësime të institucioneve të sigurisë” – deklaroi Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje
Kujtojme se takimi i radhës në mes kryenegociatorit të palës kosovare, Besnik Bislimi e kryenegociatorit të palës serbe, Petar Petkoviç nuk prodhoi asnjë rezultat, meqë nuk u arrit të aranzhohet një takim trelateral, ndonëse një gjë e tillë ishte paraparë.
Për dështimin e takimit – siç rëndom ndodhë – pala kosovare fajësoi palën serbe, ndërsa pala serbe, palën kosovare.