Connect with us

Kosova

Ta gëzoni Kamalën, ajo s’di ku bie Kosova/ Grenell lavdëron miqësinë me Serbinë

Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, u tha gazetarëve në Nju Jork se nuk ka dyshim se situata në lidhje me Kosovën ishte më e mirë gjatë administrates së Donald Trump, duke shtuar se është i zhgënjyer që gjithçka që u ra dakord ndërsa Trump ishte president, dështoi.

“Jam i zhgënjyer që gjithçka që Trump bëri mirë në rajon është thyer. Nuk kam nevojë t’ju them juve, as miqve të mi shqiptarë, apo njerëzve në rajon në përgjithësi, se situata është më e keqe nën administratën e Bidenit” – theksoi Grenell dhe shtoi se “nuk është i sigurt që Kamala Harris e di se ku është Ballkani”, gjë që, siç tha, e trishton shumë.

I pyetur nëse do të zhvillohet miqësia e sinqertë mes SHBA-së dhe Serbisë nëse Trump fiton zgjedhjet në SHBA, Grenel u shpreh se Serbia dhe Amerika janë të lidhura me miqësi të sinqertë pavarësisht se kush është në krye të SHBA-së, sepse të dy vendet kanë një histori të gjatë në marrëdhënie.

Ai përcolli gjithashtu se në bisedimet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, këshilla e tij ishte si gjithmone që Serbia të largohet nga Rusia dhe Kina dhe të afrohet me Perëndimin dhe SHBA-në.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë do të jenë gjithmonë të mira, sepse janë përtej politikës, shtoi Grenell, i cili mori pjesë në pritjen e Misionit të Serbisë në OKB me titull “Serbia pas së ardhmes”.

Advertisement