Connect with us

Politike

Pastor Akil Pano: Ervin Salianji është martir si Krishti

Pastori Akil Pano, i atashuar pranë PD-së dhe Sali Berishës, e ka krahasuar Ervin Salianjin, me Krishtin.

“Një nga ditët më të errëta për fjalën e lirë, demokracinë, opozitarizmin.  Vështroj Salianjin, një mik që ka pranuar dënimin fars të ngritur mbi një nen që nuk ekziston! Salianji qëndroi, mund të ishte larguar, njësoj si njerëzit e pushtetit në arratinë e fajit. Por i pafaji nuk ikën, ai qëndron, beson, përballet. Sokrati, Krishti, martirët! Modele që njeriu i mendimit i risjell në imagjinatë ndërsa drejtësia dështon në gjykatat e kapura nga pushteti. Pak orë më parë sistemi i reformës zhveshi rrobat, ajo që pamë ishte e shëmtuar… Regjimi tashmë ka komunikuar me popullin: Ndëshkim për këdo që guxon të prekë regjimin. Fjala e lirë sot ka marrë një kuptim dhe natyrisht vlerë tjetër; kushton më shumë se mund ta imagjinoni. Në Shqipëri, nga sot liria kushton shumë! Ishte Salianji, mund të ishte cilido! Nesër mund të jesh ti! Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Mateu 5:10”, shkruan ai. Kushedi çfarë mendojnë besimtarët e kishës së vet, kur Pano krahason Salianjin me Krishtin.

Advertisement