Connect with us

Kosova

Vuçeviç bën propagandë dhe konstaton se “Banjska s’është dashur të ndodhë”

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç tha se ngjarja ne Banjske nuk duhej të ndodhte, por se gjithashtu “Serbia nuk duhet të pranojë narrativën se Banjska përcaktohet nga mënyra se si e sheh Prishtina ngjarjen”.

Vuçeviq tha se Banjska nuk ndodhi vetvetiu, por se ishte një reagim ndaj një sërë lëvizjesh të autoriteteve të Prishtinës – “nga arrestimet deri te plagosja dhe rrahja e serbëve”.

“Nuk ishte koha e lulëzimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Kosovë, kështu që dikush bëri atë që ndodhi” në Banjskë –  tha Vuçeviq për TV Prva.

Ai u shpreh gjithashtu se autoritetet në Prishtinë nuk lejojnë që familjet e serbëve të vrarë në ate ngjarje të shkojne ne vendin ku ndodhi situate.

Vuçeviq ka thënë se brenda një viti një numër i madh i njerëzve janë larguar nga Kosova, duke thënë se ndaj tyre është bërë presion i madh dhe se ka frikë se kjo situate do të vazhdojë.

Ai vlerësoi se është turp për ata që duhet ta mbajnë situatën nën kontroll, duke iu referuar ndërkombëtarëve, duke thënë se po bëjnë “pro-forma, me njoftime, pa asnjë efekt”.

“Ky lloj trajtimi i një kombi në një territor që ka status të veçantë përsa i përket forcave ndërkombëtare dhe pranisë dhe kontrollit ndërkombëtar është duke u lejuar” – theksoi Vuçeviq

Advertisement