Politike
Kume-opozitës: Mos flisni kot në emër të popullit, nuk e keni idenë se kë keni përballë…
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume dënoi retorikën që përdoret sot nga opozita se ngrihen në protesta për qytetarët.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kume tha se ka dëgjuar shpesh nga opozita që flet në emër të qytetarëve pa i pyetur ata. Sipas tij për t’i bërë ballë kësaj mazhorance duhet një organizim multidimensional, nuk mjafton vetëm protesta.
Pjesë nga biseda:
Kume: Kam dëgjuar shumë të flitet në emër të popullit, kam dëgjuar Lulzim Bashën kur thoshte do djegim mandatet se kështu do populli. Mos flisni kot në emër të qytetarëve, por shkoni te qyyetsratë. Mos shkoni vetëm te anëtari i parisë sado që të keni, keni përballë një lubi elektorale. Nëse nuk e organizoni punën në shumë dimensione në të njëjtën kohë. Mos presim siç thotë Xhelali do të shihni ju kur të sjellim programin. Duhet aksion i shumë dimensionuar, në të kundërt jemi përpara të njëjtës situatë të përsëritjes së të njëjtave qendrime, na i vodhi nuk na i vodhi. Në atë tuajën mund të kemi të drejtë, por kush është rezultati, kush na qeveris? Është koha kur PD dhe opozita dnodhen në presion maksimal të saj për të bërë nesër atë që pritet. Ndryshimin, rotacionin.
Borakaj: E ka kuptuar opozita?
Muçollari: Mbase ka ardhur dita që gazetarët të dalin në një zë me opozitën.
Borakaj: Gazetarët i japin zë opozitës.
Muçollari: I japin mundësi për të folur, gazetaria në nivele më të larta është të mbajë një qendrim.
Borakaj: Patjetër që kemi mbajtur qendrim.
Muçollari: Që shoqëria të ketë vlerë ne duhet të regojmë. Çfarë nddoh nëpër studio? PS nuk pranon të jetë në studio.
Konomi: Nuk fitohen zgjedhjet në studio.
Borakaj: Ta dini ju sa oponencë bëjmë ne.
Muçollari: Fikni sinjalin për mazhorancën.