Sport
Historia e pabesueshme! Kryebashkiaku interist dëbon Moratën nga shtëpia e re
Ëndrrat e yllit spanjoll të futbollit Alvaro Morata për të jetuar një jetë paqësore në periferi të Milanos janë shkatërruar pasi kryebashkiaku i komunës lokale ku sulmuesi mori shtëpinë, bëri një gafë në rrjetet sociale. Morata, i cili ishte kapiten i Spanjës në lavdinë e Euro 2024 në fillim të këtij viti, iu bashkua gjigantit italian të Milan në korrik dhe së fundmi bleu një shtëpi në Corbetta, një qytezë në periferi të Milanos.
Në dukje i emocionuar nga ardhja e 31-vjeçarit, kryebashkiaku i Corbettas, Marco Ballarini, ka mirëpritur Moratan në një postim në Instagram .
Sidoqoftë, Morata nuk ishte aspak i kënaqur me postimin dhe sulmoi Ballarinin në një Story në Instagram për shkeljen e privatësisë, përpara se t’u thoshte ndjekësve të tij se tashmë po kërkonte një shtëpi të re.
“Për fat të mirë, nuk kam asnjë pronë me vlerë. Thesari im i vetëm janë fëmijët e mi, sigurinë e të cilëve ju keni rrezikuar”, ka thënë Morata për Reuters.
“Mendova se bashkia e Corbettas mund të më garantonte një nivel të caktuar privatësie, por në vend të kësaj më duhet të ndërroj shtëpinë menjëherë për shkak të paaftësisë suaj për të përdorur mediat sociale dhe për të mbrojtur qytetarët tuaj”, shtoi spanjolli.
Sipas mediave të shumta, Ballarini iu përgjigj replikës së Moratas duke shkruar “Ciao” në Instagram, me distinktivin dhe ngjyrat e Interit.