Connect with us

Aktualitet

Ministria e Buqësisë ndalon importin e mishit të derrit nga Brazili, ja pse

Ministria e Buqësisë ka bërë një njoftim sa i përketë importit të mishit nga Brazili. Në njoftim thuhet se ministria ka ndaluar për një kohë të pacaktuar importet e mishit të derri me ractpaminë nga ky vend.

Sipas tyre kjo substancë nuk është regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Produkteve Mjekësore Veterinare. Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve është i përgatitur sipas rregulloreve evropiane dhe miratohet nga shërbimet e Komisionit Evropian e ndalon këtë import. Ministria e Bujqësisë thekson se qeveria ka në fokusin kryesor të saj mbrojtjen e të konsumatorit ndaj edhe ka ndaluar importet nga Brazili deri në një moment të dytë.

“Në detyrim të informimit të publikut mbi sigurinë ushqimore në vend bëjmë me dije se Shqipëria nuk importon mish derri me Ractpaminë nga Brazili dhe nga asnjë vend tjetër! Ligji nr. 10465 datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 82 pika 2 nuk lejon përdorimin e PMV-ve hormonale, beta-agonistëve dhe tireostatikëve për shtim të masës muskulare dhe reduktim të dhjamit në kafshët që prodhojnë ushqim, por lejon përdorimin e tyre vetëm nëse janë të miratuara nga Komisioni Europian dhe vetëm për qëllime terapeutike, zooteknike dhe për kërkime.

Kjo direktivë është përafruar në legjislacionin tonë kombëtar dhe zbatohet që në vitin 2011 me Urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr.357 date 21.12.2011 “Për kushtet e tregtimit dhe përdorimit në kafshë të disa substancave me veprim hormonal ose tireostatik dhe të beta-agonistëve”. Ractopaminë është një produkt mjekësor veterinar që nuk është e regjistruar në Rregulloren e Bashkimit Evropian Nr.37/2010 dhe që është përafruar në legjislacionin tonë kombëtar me Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë Nr.15 datë 5.10.2010, i ndryshuar dhe zbatohet prej vitit 2010.

Nga monitorimi 3-vjeçar (2022-2023-2024) nga strukturat e MBZHR, në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve nuk ka rezultuar mbetje të Ractopaminës në kafshët që prodhojnë ushqim si edhe në produktet me origjinë shtazore që rrjedhin prej tyre, kjo edhe për produktet e importit pasi Shqipëria prej 2 vitesh zbaton Planin e Monitorimit të Mbetjeve edhe për produktet e importit nga vendet e treta.

Ne nuk do të mbyllim importin e mishit, dhe jo vetëm, por do ta bëjmë atë konform rregullave të reja që rrjedhin nga transpozimi i legjislacionit evropian në atë kombëtar” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ractopamina është një produkt veterinar që i përket familjes së ‘β-agonisteve’ të cilat janë të ndaluara të përdoren në kafshët që prodhojnë ushqim në BE sipas Direktivës 96/22/EC, me disa përjashtime për qëllime terapeutike

Advertisement