Kronike
I dënuar me shtatë vite burg në Greqi, arrestohet shqiptari
Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar të kërkuar. Mësohet se shqiptari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në pikën kufitare të Kakavijës, në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Gjatë kontrollit të identitetit të tij në sistem, rezultoi se ai kërkohej pasi ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie dhe 10.000 euro gjobë nga Gjykata e Pireut për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike.