Connect with us

Kronike

Iu gjet drogë gjatë një kontrolli rutinë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua të premten nga oficerët e njësisë ET PRIOS pranë Stacionit Qendror të Düsseldorf. Sipas Policisë gjatë një kontrolli rutinë, shqiptari filloj të sillej në një mënyrë të dyshimtë dhe dukej sikur po përpiqej të fshihte diçka në xhepin e xhaketës.

Sipas mediave vendase, Policia gjeti i gjeti atij 16 flluska kokaine në xhepin e pantallonave , së bashku me disa kartëmonedha të ndara në prerje të zakonshme për tregtarët e drogës.

I riu nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani dhe pas arrestimit, u soll përpara gjykatësit. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Advertisement