Politike
Berisha sulmon deputetët e larguar të PD-së: Kush nuk është me mua, është me Ramën
Sali Berisha ka komentuar vendimin deputetëve të larguar nga PD për të krijuar partinë e re “Djathtas”.
Kryedemokrati deklaroi se “në darkë dalin nga Kryeministria dhe bëjnë opozitën e opozitës”.
Ai theksoi se është bashkohet me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën.
“Së pari në një sistem, pluralist krijimi i partive është një e drejtë kushtetuese, por kur krijojnë parti ata që në darkë dalin nga Kryeministria dhe shkojnë nëpër studio televizive për të bërë opozitën e opozitës, është e dhimbshme.
Por, shqiptarët janë të mençur dhe dinë të dallojnë. Bashkohemi me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën”, tha ai.