Pinknews
A është penduar për lidhjen me Romeon? Heidi Baci: Nuk është ashtu siç duket
E ndërsa vazhdon të mbetet një nga personazhet më të preferuar pas përfundimit të Big Brother VIP 3, Heidi Baci këtë herë ka ndarë detaje të reja nga eksperienca e saj në këtë show.
E ftuar në emisionin “Ndryshe” ajo u pyet nëse është bërë pishman për pjesëmarrjen e saj n BBV 3 por përgjigja moderatores ishte jo, por teksa u pyet për lidhjen me Romeon ajo nuk dha një përgjigje konkrete.
Intervista:
Heidi Baci: Jo, nuk jam bërë pishman. Jam gjithsesi e lumtur për rrugëtimin tim, sepse kam dashuri kështu që mua më pëlqen aktualisht. Nuk është ashtu siç duket. Do shumë përgjegjësi jeta e përditshme.
Moderatori: A ishte zgjedhja e duhur për të dhe çfarë do të kishte bërë ajo ndryshe në BBV nëse do të rifutej (përfshirë romancën me Romeo Veshaj)?
Heidi Baci: Shumë e bukur si eksperiencë. Patjetër që do ta ribëja. Çdo gjë që kam bërë në jetën time do ta ribëja. Unë kjo jam, kështu që nuk dal dot nga karakteri. Nuk dal dot nga vetja. Kam qenë shumë tolerante, por unë kështu jam. Kështu është.
Moderatori: E ndjente se ishte një personazh që publiku e pëlqente?
Heidi Baci: Po, u bë e qartë në një moment. Nga mesazhet e “Big Love”, nga të gjithë personazhet që vinin nga jashtë.