Connect with us

Pinknews

Pamje tronditëse të trupit të pajetë të Liam Payne/ Dhoma e hotelit e mbushur me drogë

Liam Payne ka ndërruar jetë pasi thuhet se ra nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në katin e tretë në hotelin CasaSur Palermo në Bueno Aires, Argjentinë.

TMZ dha fillimisht lajmin duke informuar lexuesit se Liam kishte “sjellje të çrregullt” pak para se të vdiste. Veprimet e tij tërhoqën vëmendjen e dukshme disa momente përpara rënies tragjike, pasi ai supozohet se theu laptopin e tij në holl dhe iu desh të transportohej në dhomë.

Fotot e suitës luksoze të Payne u shfaqën në internet, teksa dhoma dukej e çrregullt dhe në kaos. Pamjet tregonin një televizor të copëtuar, një substancë pluhur që besohet të jetë drogë dhe shumë sende të tjera, duke përfshirë qirinj, letër alumini, një enë sapuni Dove, një kuti me gaz të djegur, një çakmak etj. të shpërndara nëpër dhomë.

Gjithashtu në internet janë publikuar pamjet e trupit të tij, teksa gjendej i shtrire i pajetë.

Lidhur me rastin ka reaguar dhe artistja e njohur Alessia Cara, e cila është shprehur me mllef ndaj medias që ka publikuar trupin e Liam.

Advertisement