Kosova
Do prisni, s’e ka njëri mendjen te ju/ Hill i zhgënjyer me dyshen Kurti-Vuçiç
“Kur shikon kompleksitetin e Ballkanit sot, ai është po aq kompleks sa ishte 25 vjet më parë, por bota nuk është e fokusuar në Rajonin e Ballkanit tani per tani. Bota ka probleme të tmerrshme në Lindjen e Mesme, problem me agresionin rus kundër Ukrainës, ka probleme të mëdha ekonomike në mbarë botën” – keshtu deklaroi ambasadori amerikan ne Serbi dhe shtoi se jo të gjithë po të ndalen dhe po të dëgjojnë gjithçka që po ndodh në Ballkan.
“Ne që jemi të vendosur këtu, ne që kemi për detyrë të punojmë në çështjet e Rajoni, duhet t’i kuptojmë ato dhe unë kam shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur t’i kuptoj gjërat,” – deklaroi Hill.
Ai tha gjithashtu se është e qartë se ku dëshiron të shkojë Serbia – të jetë afër vendeve perëndimore dhe pjesë e ekonomive moderne, si dhe se SHBA-të do ta ndihmojnë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Hill u shpreh se ai e kupton padurimin e qytetarëve, por mendon se ia vlen të presësh dhe të bësh atë që kërkohet për t’u bashkuar me boten modern.
“Uroj që të mos keni nevojë të prisni, por mendoj se ia vlen vërtet të presësh dhe ia vlen të bësh atë që Perendimi po të kërkon të bësh për t’u bashkuar me ta. Dhe nuk mendoj se Serbia do të pendohet ndonjëherë per kete. Nëse do të isha unë një serb, do të isha shumë i padurueshëm, por ta dini se ju po shkoni në drejtimin e duhur. Do të doja që të vazhdoni keshtu dhe me siguri do të arrini atje per ku jeni nisur.” – theksoi ambasadori amerikan kur u pyet për faktin se Serbia duhet të ishte në BE shumë kohë më parë dhe se ai ndihet si dikush që është lënë në dhomën e pritjes pa asnjë arsye.
Ai gjithashtu tha se nëse Serbia aspiron të anëtarësohet në BE, duhet të kuptojë se ka disa gjëra që evropianët kërkojnë, si sundimi i ligjit apo mediat e pavarura.