Politike
‘Meta i kërkoi Kastriotit 300 mijë euro’/ Dëshmia e bashkëshortes së Ismailajt
Lidhur me dosjen e SPAK për presidnetin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën dhe deputeten Monika Kryemadhi, për aferën CEZ-DIA është pyetur gruaja e biznesmenit Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj. Kjo e fundit ka dhënë detaje ndërsa ka evidentuar se Meta i kërkonte shumë të madhe Ismailajt për fushata elektorale.
Vojsava ka shtuar se Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon. Ajo ka thënë po ashtu se Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë.
“Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm njeshembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë… Jo vetëm nga ai. Mjaft që të shohësh sms-të që Ilir Meta i ka derguar Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qënë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatak elektorale…. Di shumë, jo vetëm një. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them une është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qënë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkonte një shumë të madhe Eurosh……”, ka thënë ajo.