Connect with us

Politike

Rama i rikthehet turit në diasporë! Niset drejt SHBA-së (FOTO)

Kryeministri Edi Rama do të nis përsëri takimet e tij me diasporën. Këtë herë ai ka vendosur ti nis ‘vizitat’ nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptar të Amerikës.

Kryeministri Rama do të niset sot drejt SHBA-së për të zhvilluar këtë takim në datën 26 tetor në New York, siç edhe është lajmëruar në posterin e publikuar. Posteri është reklamuar edhe në sheshin Time Square, në sheshin më të famshëm në mbarë botën. Pritet që rreth 2 mijë shqiptarë të bashkohen në këtë takim, në të cilin nuk do të mungojnë përformacat nga këngëtarë të famshëm si në takimet e shkuara.

Edi Rama i rikthehet turit në diasporë! Niset drejt SHBA-së

Posteri i takimit

Pas SHBA-së, Edi Rama do të udhëtojë drejt Greqisë, më saktë Selanikut ku do të ketë një tjetër takim me diasporën shqiptare që jeton në shtetin fqinj. Gjithashtu takime të tilla pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani.

Vota e diasporës do implementohet për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2025. KQZ-ja do të dergojë nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Advertisement