Connect with us

Kosova

BE VESH DOREZAT E BOKSIT/ Ardhja e Tonino Picula prish qetësinë ne Beograd

Nëse në vitet e kaluara Serbia arriti të zbuste Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian, dy institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, me marrëveshje të ndryshme dypalëshe, i treti, Parlamenti Evropian, mbeti imun ndaj sharmit të tij. Ndërsa raportet vjetore të KE-së ishin të mbështjella me disa shtresa frazash diplomatike, Parlamenti Evropian gjithmonë vinte me kritika të zhveshura për dukuritë dhe situatat e ndryshme në Serbi. Me sa duket, kjo praktikë do të vazhdojë pasi PE zgjodhi Tonin Picula, deputetin kroat të socialdemokratëve evropianë, si raportues të këtij organi për Serbinë.

Vitet e fundit, grindjet midis bartësve të pushtetit ekzekutiv në Serbi dhe disa eurodeputetëve janë shndërruar në një formë të rregullt komunikimi te cilat shpesh kane shkuar nën kufirin e civilizimit. Megjithatë, autoritetet llogarisnin në faktin se të paktën në pozitën e raportuesit për Serbinë ishte dikush që kuptonte qëndrimet zyrtare të Serbisë. Për pesë vitet e fundit, ishte sllovaku Vladimir Bilçik dhe para tij gjermani David McAllister.

Të dy, përveç se ishin nga Partia Popullore Evropiane, i njëjti grupim panevropian, anëtar i të cilit është Partia Progresive Serbe, kishin edhe një marrëdhënie konstruktive me përfaqësuesit e autoriteteve në Serbi. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për Bilçik, i cili u përball me një krizë paszgjedhore në Serbi në fund të mandatit të tij. Ai e përfundoi mandatin me deklaratën se është lajm i madh që atomosfera politike në Serbi është shumë më pak e tensionuar se më parë.

Por lajmet e fundit nga Strasburgu shënuan fundin e mundshëm të kësaj marrëdhënieje harmonike – delegat i ri i PE për Serbinë u zgjodh Tonino Picula, i cili përveç se është nga grupi i socialistëve dhe demokratëve dhe jo i populistëve miqësorë të SNS-së, është edhe kroat. Për t’i bërë gjërat edhe më keq për përfaqësuesit e pushtetit serb, ai është deputet i Parlamentit Evropian, i cili më parë ka mundur të kritikojë disa lëvizje të Serbisë, të cilat në fjalën e tij të djeshme për mediat i ka quajtur përgjithësisht “lagje në juglindje”.

Reagimi i parë i përfaqësuesve të pushtetit në Serbi ishte pasiv-agresiv. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka komentuar lajmin dhe ka shkruar: “Urime për ju atje. Kuptuam gjithçka”.

Një deklaratë me tone të ngjashme ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “e ka kuptuar shumë mirë mesazhin”, por edhe se do të bashkëpunojë me Piculën.

“Ju e dini që Kaja Callas është shefe e Sigurisë dhe Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Njeriu kryesor është Matthias Masikas gjithashtu nga Estonia. Si raportues për të ashtuquajturën Kosovë në PE, siç dëgjoj, do të jetë sërish estonez. Estonezi është shef i zyrës së komisionit të lartë në Kosovë. Sërish Estonez, shumë e çuditshme. Kurse ne na dhanë një kroat. Faleminderit shumë! Problemi nuk është tek kroati, por tek qëndrimet e tij”, theksoi Vuçiq…………….

Advertisement