Connect with us

Politike

“Protestat e opozitës nuk ngjisin, pasi liderët e saj e kanë humbur besimin”

Fatbardh Kadilli është shprehur se protesta e vetme serioze dhe e fuqishme ka qenë ajo studentëve 5 vite më parë. Kadilli theksoi se ajo ishte e besueshme për faktin e thjeshtë se askush në atë kohë nuk kishte moto: “Ik ti se do vij unë në pushtet”.

Kadilli gjithashtu shtoi se liderët e opozoitës e kanë humbur besimin tek qytetarët dhe prandaj nuk mbështeten më në protesta.

“Nuk lexon njeri programe, por besojnë individin, dhe shikoni sondazhet këta liderë të opozoitës e kanë humbur besimin tek qytetarët.

Prandaj qëndron Rama në pushtet sot, sepse opozitës i duhet një njeri i besueshëm, pasi termi moral e ka humbur kuptimin e tij.

Nga ana tjetër, duhet një projekt i ri përbashkues që nga neo-komunistët e z. Qorri e deri tek të gjitha partitë e kampit opozitar, me njerëz të rinj dhe zëra të ri”, u shpreh Kadilli në një intervistë

Advertisement