Aktualitet
Ish-drejtuesi i Policisë: Kam informacione të zeza për Fredi Belerin, do i nxjerr nëse…
Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi ka deklaruar se ka informacione shumë të zeza për Fredi Belerin, të cilat nuk mund të publikohen.
Ai tha se po flet si zyrtar shteti dhe nuk ka asgjë personale me Belerin, por në rast se e hedhin në gjyq do i nxjerr këto informacione.
“Beleri është deputet i Greqisë në Parlamentin Europian, po të ishte i shqiptarëve në Parlamentin Europian do të isha shumë i fyer. Kurrë nuk do të ndihesha mirë, që të më përfaqësoj në Parlamentin Europian një person që e kam patur gjithmonë përballë, unë punonjës shteti, ai punonjës i grupeve terroriste.
Paçka se ai është një zgjidhje politike e interesave të politikës shqiptare, të cilët e kandiduan dhe kurrë nuk do jenë. Unë jam i djathtë në bindjet e mia politike, por nuk e mbështes kurrë të djathtën në momentin që përkrah Belerin. Në këtë mënyrë unë ndihem tërësisht i fyer që Beleri të flas për shqiptarët.
Unë nuk kam asgjë me Fredi Belerin personale, e kam si zyrtar shteti. Unë kam informacione shumë të zeza për Belerin që nuk mund të mediatizohen. Nëse më hedhin në gjyq do i nxjerr në një seancë të veçantë me dyert të mbyllura”, u shpreh Prençi në emisionin “360 Gradë” .