Connect with us

Kosova

Ti sikur ke qenë duke punuar te paradhoma e Trumpit/ Debati Sejamini-Harxhi për ndarjen e Kosovës

Analisti Neritan Sejamini dhe anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit”, për qëndrimin e ish-presidentit Trump për ndarjen e Kosovës.

Edith Harxhi: E dëgjova disa herë këtu që ka qenë Donald Trump që ka dhënë urdhër për ndarjen e Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë. Jo, janë dakordësuar liderët ballkanikë në Ballkan. Kanë qenë Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama që i kanë kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë John Boltonit që të bëjë një gjë të tillë në dijeninë time. Ashtu siç ka thënë Grenell disa herë nuk ka patur asnjë lloj informacioni nga presidenti vetë, por nga John Bolton.

Neritan Sejamini: Kjo është e vërtetë, por ata morën përsipër ta bëjnë.

Edith Harxhi: Ai mori përsipër që me marrëveshjen e Abrahamit, të bënte një zgjidhje tjetër, por jo me këmbimin e territoreve. Zgjidhja tjetër..

Neritan Sejamini: A mund të flasim me radhë? Madje jo vetëm zoti Trump ra dakord, por edhe BE-ja ra dakord, por vetëm Merkeli ishte kundër dhe e zhbëri. Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi ndodhi, por nuk u bë.

Edith Harxhi: Më thoni një fakt të vetëm, një deklaratë të Donald Trump, të Departamentit të Shtetit? Një marrëveshje kaq e madhe do të ketë një deklaratë të madhe. Nuk ka qenë në asnjë moment politikë zyrtare e Donald Trump dhe as e Departamentit të Shtetit.

Neritan Sejamini: Tani ti po thua që një vartës i Donald Trumpit, ia hodhi Donald Trumpit? Edhe Boltoni këtë thotë se ka patur një dakordësi nga liderët e Ballkanit se ata mund të arrinin një marrëveshje.

Edith Harxhi: Por Boltoni në asnjë moment nuk e pranoi se e ka lejuar Donald Trump.

Neritan Sejamini: Donald Trumpi është perëndia, nuk ka asnjë faj! Ti po flet për Donald Trumpin sikur ke qenë duke punuar te paradhoma e Trumpit.

Edith Harxhi: Jo nuk po flas në atë formë, por nuk ka patur një deklaratë të John Boltonit që Trump e ka pranuar.

Advertisement