Bota
Zelensky uron Trump: Mezi pres ta përgëzoj personalisht, do ta forcojmë partneritetin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dhënë urimet e tij Presidentit të zgjedhur Donald J. Trump për fitoren e tij sonte, me atë duke deklaruar se mezi pret ta përgëzojë personalisht dhe të diskutojë mënyrat për të forcuar Partneritetin Strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara.
Nuk është ende një rezultat zyrtar, por duket se nuk ka më dyshime dhe projeksionet janë tejet të qarta: Donald J. Trump do të jetë Presidenti i ri i SHBA-ve.
Kjo, pavarësisht faktit se Kamala Harris ka arritur të ngushtojë rezultatin me vota elektorale mes të dyve.
Trump projektohet se ka fituar 267 vota elektorale dhe nga ana tjetër, Harris 224.