Bota
Shefi i NATO’s uron Trump: Ai do të jetë edhe një herë çelësi për ta mbajtur aleancën të fortë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren si president i ShBA’së, ndonëse kandidati republikan nuk është shpallur ende zyrtarisht si president.
Rutte ka thënë se udhëheqësia e Trump do të jetë kyçe për ta mbajtur NATO’n të fortë.
Sapo urova Donald Trumpin për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën tonë të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka shkruar Rutte në platformën “X”.
Ndryshe, Trump kishte nxitur reagime në shkurt të këtij viti, me disa deklarata që sfidojnë karakterin unitar të NATO-s. Duke folur në një tubim politik në Karolinë të Jugut, ai kishte thënë se SHBA-ja mund të mos i mbrojë aleatët që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje, në rast se sulmohen nga Rusia.