Connect with us

Bota

7 “besniket” e Donald Trump/ Cilat ishin zonjat mbresëlënëse që i qëndruan në krah?

Donald Trump tashmë është zyrtarisht presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke u rikthyer me sukses në Shtëpinë e Bardhë pas një gare zgjedhore jashtëzakonisht polarizuese. Fjalimi i tij i fitores, të cilin e mbajti para një turme mbështetësish entuziaste në Palm Beach, Florida, nuk u diskutua vetëm për përmbajtjen politike, por edhe për shfaqjet që e shoqëruan, veçanërisht nga gratë që i qëndruan në krah.

Gjatë fjalimit, Trump ishte i rrethuar nga anëtarë të familjes, bashkëpunëtorë, por edhe persona që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën e tij. Në mesin e tyre ranë në sy dhe u komentuan në mediat e huaja dhe rrjetet sociale këto zonja:

1. Melania Trump

7 "besniket" e Donald Trump: Cilat ishin zonjat

Melania Trump nuk mund të mungonte në fjalimin e fitores së bashkëshortit të saj dhe sërish është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Në mandatin e parë të Trump, ish-modelja me origjinë sllovene u fokusua në çështjet që lidhen me mirëqenien e fëmijëve, luftimin e bullizmit kibernetik dhe promovimin e arsimit. Pas përfundimit të mandatit presidencial të bashkëshortit të saj në vitin 2021, Melania ka mbajtur një profil të ulët, duke u fokusuar në aktivitetet familjare dhe filantropike. Në fjalimin e tij, Trump falënderoi gruan e tij, Melania, dhe i vlerësoi fëmijët e tij si “të mahnitshëm”.

2. Ivanka Trump

7 "besniket" e Donald Trump: Cilat ishin zonjat

Një nga paraqitjet që u komentua shumë ishte ajo e Ivankës, vajzës së ish-presidentit amerikan. Ivanka, 43 vjeç, mori pjesë në festën e fushatës në Mar-a-Lago në Florida, duke mbështetur përpjekjen e liderit republikan për t’u rikthyer në pushtet. “Daily Mail” raporton në fakt se paraqitja e saj mund të jetë shenjë e synimit të saj për t’u rikthyer në arenën politike, pavarësisht se deri më tani ajo kishte mbajtur distancë nga fushata elektorale e babait të saj.

3. Lara Trump

7 "besniket" e Donald Trump: Cilat ishin zonjat

Ndërsa Presidenti Donald Trump festoi rikthimin e tij në detyrë për një mandat të dytë, mes anëtarëve të familjes në skenë gjatë fjalimit të tij të fitores ishte një grua e veshur me të zeza – Lara Trump. Gruaja e Eric Trump, fëmija i tretë i Presidentit Trump, Lara njihet për vetëbesimin dhe pamjen e saj mahnitëse, një figurë e spikatur përkrah vjehrrit të saj. Ajo qëndroi në skenë në të djathtë të Trump. Lara Trump është bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan dhe ajo u takua me djalin e Donald Trump në vitin 2008. Çifti u martua në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë.

4. Tiffany Trump

7 "besniket" e Donald Trump: Cilat ishin zonjat

Në krah të Trump nuk ka munguar vajza e tij, Tiffany. E martuar që nga viti 2022 me miliarderin libanezo-amerikan Michael Boulos, 31-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të parë. Tiffany është vajza e dytë e Trump nga lidhja e tij me gruan e tij të dytë, Marla Maples. Ajo u rrit me nënën e saj pas divorcit dhe, siç tha Maples në një intervistë të vitit 2016 me revistën People, ishte zgjedhja e saj për të rritur Tiffany-n jashtë syve të publikut.

5. Kimberly Guilfoyle

7 "besniket" e Donald Trump: Cilat ishin zonjat

Kimberly Guilfoyle dhe Donald Trump Jr. kanë qenë së bashku për gjashtë vjet dhe të fejuar që nga viti 2020. Nga viti 2006 deri në 2018, Guilfoyle ishte gazetare në Fox News, dhe në fillim të viteve 2000 ajo ishte e martuar me Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom.

6. Usha Vance

7 "besniket" e Donald Trump: Cilat ishin zonjat

Usha Chilukuri Vance është gruaja e Jay Dee Vance dhe është me origjinë nga India. E lindur dhe e rritur në periferi të San Diegos, ajo është një avokate e shquar e njohur për suksesin e saj akademik. Gjatë një mitingu, Donald Trump lavdëroi Vance dhe gruan e tij, duke thënë: Dua të jem i pari që do të uroj – tani mund të them Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur J. D. Vance dhe gruaja e tij e mrekullueshme dhe e bukur, Usha Vance.

7. Kai Trump

7 "besniket" e Donald Trump: Cilat ishin zonjat

Mbesa më e madhe e Donald Trump, Kai, bëri një paraqitje mahnitëse me një fustan me temina gjatë fjalimit të fitores së gjyshit të saj. 17-vjeçarja, e cila së fundmi bëri paraqitjen e saj të parë të madhe në Konventën e Partisë Republikane, është bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale, kryesisht falë pasionit të saj për golfin

Advertisement