Connect with us

Bota

“Kurrë nuk do dorëzohem për amerikanët”/ Harrisit i dridhet zëri teksa mban fjalimin e parë

Në një fjalim drithërues në daljen e parë publike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, Kamala Harris tha se ajo e pranon humbjen, sepse kjo është ajo çka i dallon demokratët nga republikanët. Harris tha se do të vazhdojë të luftojë për ëndrrën amerikane dhe për gratë amerikane që të mos kenë frikë të zgjedhin se çfarë bëjnë me trupin e tyre, e mos të vendosë qeveria për to.

Unë kurrë nuk do dorëzohem për amerikanët që luftojnë për ëndrrat e tyre, ku gratë amerikane nuk do të kenë frikë të zgjedhin çfarë të bëjnë me trupin e tyre dhe jo qeveria të vendosë për to. Ne e pranojmë rezultatin. Kjo na dallon ne nga të tjerët. Nuk do të dorëzohemi kurrë së luftuari për demokracinë tonë. Nuk do heqim kurrë dorë për drejtësi të barabartë dhe idenë e shenjtë se çdo njeri prej nesh, janë disa të drejta thelbësore që duhet të respektohen. Ne do vazhdojmë betejën për të luftuar për dinjitetin që gjithë njerëzit meritojnë. Lufta për vendin tonë ia vlen gjithmonë. Për të rinjtë që po na ndjekin, ju dua të gjithëve. Për të rinjtë që ta shohin, është ok të  ndiheni të zhgënjyer por çdo gjë do shkojë mirë. Ndonjëherë beteja do pak kohë, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të fotojmë, por kurrë mos hiqni dorë për ta bërë botën më të mirë. Ju keni pushtet, mos e besoni asnjëherë kur ju thonë që është e pamundur”-u shpreh Harris.

Advertisement