Kosova
SHPERTHEJNE TENSIONET/ Vuçiç paralajmëron një betejë të rrezikshme në Ballkan
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë një vendim ose që Ballkani Perëndimor t’i përkasë Evropës, ose të mbetet si një “hapësirë të hapur për konkurrencën e fuqive të mëdha”.
“Unë nuk jam i sigurt se në këtë kuptim Evropa po fiton strategjikisht. Thjesht dua t’ju them se kjo është ajo që ne mendojmë. Mund të jemi të vegjël dhe të parëndësishëm, por nuk jemi budallenj. Pse Evropa poi a lë këtë hapësirë dikujt tjetër, nuk e di”- u tha Vuçiç gazetarëve në Pallatin e Serbisë në Beograd
I pyetur nëse ndryshimet presidenciale në SHBA do të sjellin ndryshime të rëndësishme në partneritetin euroatlantik dhe nëse Evropa do të jetë më e fortë apo më e dobët, ai tha se Evropa është dashur të kujdeset për sigurinë e saj shumë kohë më parë.
“Evropa logjikisht do kërkojë aleancë me SHBA-të, por pavarësisht nga niveli i arritur ne aleancë, nëse do të jetë më e vogël apo më e madhe nuk di ta them, por di që nuk do te jetë më e ngushtë nga sa ishte. Evropa prej kohesh duhej ti kishte zgjidhur ceshtjet e saj te sigurisë, por edhe aspekte të tjera të së ardhmes së saj” – theksoi Vucic.
Ai vlerësoi se Evropa duhet të përshpejtojë rritjen e saj ekonomike, sepse njerëzit në Evropë nuk mund të kënaqen me faktin që sot mund të thonë se jetojnë më së miri në botë.
“Nëse shikoni gjatë historisë, madje edhe në Perandorinë Romake, deri para rënies së saj, jeta ishte më e bukura në botë”. Perandoria thjesht u zhduk papritmas. Në mënyrë që perandoria të mos zhduket, sepse Evropa ka një të ardhme dhe është vendi më i mirë për të jetuar në botë, Evropa duhet të kuptojë ndryshimet që po ndodhin në botë, duhet të kuptojë vendin e saj në botë dhe duhet të punojë më shumë, më seriozisht dhe te marr vendime më të guximshme – strategjike, jo burokratike” – potencoi presidenti serb.