Connect with us

Politike

“Gjermania do t’i…”/ Rama ironizon: Jam më i gjati mes gjithë këtyre

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. Ai është pyetur nga gazetarët për një koment për krizën politike në Gjermani.

Rama tha se nuk i takon atij të flasë për gjendjen në Gjermani, ku u shpreh me batutën: “Unë jam më i gjati mes gjithë këtyre por përfaqësoj një vend të vogël.” Ai shtoi se Gjermani është mjaftueshëm e fortë për të kapërcyer këto situata të tilla, dhe se kjo do t’i ndihmojë gjermanët të kuptojnë se kanë një vend të madh.

“Unë jam më i gjati mes gjithë këtyre por përfaqësoj një vend të vogël. S’më takon mua të flasë për gjëra të tilla kaq të mëdha si ajo që po ndodh në Gjermani apo SHBA. Në fund të fundit të fundit, besoj se Gjermania, SHBA-të, të gjitha këto vende të mëdha janë mjaftueshëm të forta për të kapërcyer të tilla situata. Kjo do të ndihmojë gjermanët të bëjnë më shumë dhe të kuptojnë se kanë një vend të madh.

Besoj se ajo çfarë është thënë dhe diskutuar përpara zgjedhjeve europiane shkoj shumë larg, ajo që ndodhi në zgjedhjet në SHBA mund të jetë një mundësi për të riformësuar shumë gjëra, për ta parë botën paksa ndryshe, për ta parë Europën paksa ndryshe. Europa po bëhet më e vjetër, ka nevojë për më shumë energji dhe më pak rregullime, ndoshta është mundësi për të vendosur në lëvizje gjërat.”, tha Rama

Advertisement