Connect with us

Bota

Zelensky i tregon kufijtë Trumpit: S’ka fund të shpejtë të luftës në Ukrainë

Një armëpushim kur nuk ka garanci sigurie… është një përgatitje për vazhdimin e okupimit”.

Ky ishte komenti më i fundit që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka bërë në lidhje me thirrjet për përfundimin e luftës që presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë për konfliktin Ukrainë-Rusi.

Zelensky nënvizoi se ai beson se Donald Trump dëshiron një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë ajo që ai do.

Presidenti ukrainas tha se ai nuk di asnjë detaj apo një plan për një fund të shkurtër të luftës dhe nuk ka diskutuar për asnjë propozim konkret me Trump.

Duke folur me gazetarët në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, Zelensky tha gjithashtu se diskutimi i një armëpushimi pa rënë dakord më parë për garancitë e sigurisë për Ukrainën është “shumë i rrezikshëm”.

Sakaq, Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur ndihmën e SHBA-së për Ukrainën dhe tha gjatë fushatës tha se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve nga marrja e pushtetit, megjithëse ai kurrë nuk e ka thënë se si, dhe disa kanë frikë se do të përfshijë lëshime të territorit ukrainas si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Advertisement