Connect with us

Kosova

PUTHJA E GRENELL/ Darka e fundit me Kurtin dhe Vuçiçin

Stefan Surliç, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, beson se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane, mund të ndikojë dukshëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, veçanërisht për çështjen e Kosovës.

“Gjatë administratës së tij të mëparshme, Trump ishte i gatshëm të mbështeste zgjidhje kreative dhe alternative për Kosovën, përfshirë idenë e një demarkacioni ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. I dërguari i posaçëm për Ballkanin, Richard Grenell, ka qenë një figurë kyçe në përpjekjet për të përshpejtuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe mendohet se Grenell mund të luajë sërish një rol të rëndësishëm, si shef i shtabit apo këshilltar për sigurinë kombëtare. Megjithatë, Trump ka treguar se ka tendencë për ta distancuar veten nga angazhimi tradicional amerikan në çështjet globale, gjë që mund të çojë në një ulje të vëmendjes së SHBA-së ndaj Ballkanit. Ndoshta, rajoni do të duhet të mbështetet më shumë te Bashkimi Evropian kur bëhet fjalë për stabilizimin dhe reformat, duke pasur parasysh se politika e Trumpit është më e kujdesshme ndaj nismave transatlantike” – deklaroi Surliç.

Nga ana tjetër, politologu Vuk Velebit, theksoi se “Për shkak të qasjes së tij personale, të drejtpërdrejtë ndaj politikës ndërkombëtare, Donald Trump është më i vështirë të parashikohet, por Ballkani Perëndimor do të jetë patjetër në fokusin e tij të madh.  Richard Grenell, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Trump, do të jetë përgjegjës për këtë, pasi parashikohet që ai të marr pozicionin e sekretarit të shtetit ose këshilltarit të sigurisë kombëtare. Faktor i rendesishem do të jenë edhe rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, kryesisht për shkak të ambicieve të mëdha të Albin Kurtit dhe kontraditave që ai ka me kryeministrin Edi Rama, me të cilin Grenell dhe familja Trump kanë marrëdhënie të mira. Grenell ka pasur bashkëpunim të mirë edhe me autoritetet serbe, dhe familja Trump tregon interes të dukshëm për Serbinë. Nga ana tjetër, mund të pritet që Trump t’i kushtojë më shumë vëmendje bombardimeve dhe “pajtimit historik”, sepse kjo është në përputhje me tendencën e tij për t’u paraqitur si një lider i forte dhe i mirë për gjithë botën” – potencoi Velebit.

Advertisement