Connect with us

Politike

Meta në burg, Kryemadhi me detyrim paraqitje, ja kur do mbahet seanca e radhës

Ditën e martë në orën 10:00 pritet të mbahet seanca e radhës për çiftin Meta, pasi të dy kanë ankimuar masat e sigurisë. Ilir Meta është me masë sigurie arrest në burg, ndërsa Kryemadhi me masë detyrim paraqitje.

Seanca në Apel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin është caktuar në datë 19 Nëntor në orën 10:00.

Kujtojmë që gjatë kësaj të hëne, Kryemadhi është paraqitur në SPAK, e shoqëruar me njërën prej vajzave të saj. Ajo ka deklaruar jashtë kamerave se do të tërheqë një dosje në ngarkim të saj.

Advertisement