Aktualitet
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
Pas vrasjes së Martin Canit pranë shkollës Fan Noli thuajse në të gjitha shkollat në Tirane, janë shtuar efektivë policie.
Këtë mëngjes dy efektivë të rendit janë parë në ambientet e shkollës Kushtrimi i Lirisë por edhe Hoteleri Turizmi, e masa te ngjashme janë marrë edhe në shkolla të tjera.
Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, kurse sherri mes të miturve nxënës kishte nisur prej ditës së premte dhe janë ngritur pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një tjetër 14-vjeçar, që Gjykata e Tiranës e la në paraburgim.
Gjithashtu gjeti të premten (22 Nëntor), ditën që u dha masa e sigurisë për të dyshuarin, edhe thikën e hedhur bashkë me çantën pranë ATSH-së dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.
Lajmi ne perditesim…