Connect with us

Kronike

U qëllua me ‘tek’ plumb në kokë nga distanca, momenti i VRASJES së biznesmenit Eduart Reçi

Dalin pamjet e momentit të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi. Siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga gazetari Ervin Leka, biznesmeni ishte para ambientit të pallatit që kishte ndërtuar. Sapo duket se bën një lëvizje me dorë, me shumë gjasa vë telefonin në vesh, bie direkt në tokë. Me një tek goditje, 52-vjeçari merr një plumb në kokë dhe rrëzohet derisa pikaset se ishte qëlluar me armë zjarri. Për vrasjen janë vendosur në pranga dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Florjan Dukaj.

MOMENTI ME VIDEO:


52-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 13 nëntorit teksa po kthehej në banesë, pikërisht pranë disa pallateve që i kishte ndërtuar vetë. Ish-drejtori i SHISH ishte i vetëm dhe mesa duket, autori e ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe ka përfituar nga momenti kur e ka gjetur të ‘pambrojtur’ për ta sulmuar me armë zjarri. Madje raportohet se në momentin kur u qëllua, Reçi ishte duke folur në telefon. Edhe pse mori një plumbë në kokë, 52-vjeçari luftoi me vdekjen në spitalin e Traumës, por nuk ia doli që të shpëtonte dot.

Advertisement