Kronike
Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi, ja tuneli që përdori autori për t’u larguar
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit, në rrugën “Faik Konica”, në kryeqytet.
Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje dhe vëzhgonte lëvizjet e shënjestrës së tij, të cilin e qëlloi për vdekje me një plumb në kokë në 50 metra distancë.
Ai është i identifikuar si Shkëlqim Dukaj oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit nr.2 në Tiranë dhe ndodhet prapë hekurave bashkë me të vëllanë që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.
Autori i dyshuar i ngjarjes ka zbritur shkallët e emergjencës dhe ka ndjekur një hotel që ndodhet mes godinës së hotelit dhe lokalit në pronësi të vëllezërve Dukaj.
Shfrytëzimi i tunelit ka bërë që autori dhe vëllai i tij të mos filmohen nga kamerat e sigurisë në zonë.
Hetimet kanë zbuluar se vëllezërit Duka e kanë vëzhguar për 6 ditë me radhë biznesmenin derisa e ekzekutuan. Shkëlqim Dukaj ka bërë edhe një tentativë tjetër për ta vrarë mbrëmjen e 8 nëntorit, por plumbi nuk e ka kapur Eduart Reçin.
Ai nuk ka ngritur dyshime, pasi në zonë janë hedhur fishekzjarrë që të shmangur vëmendjen nga zhurma në momentin kur do të qëllohej mbi Reçin.
Sipas prokurorisë vëllezërit Duka ishin në konflikt me biznesmenin për një pronë.