Connect with us

Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Eskobarit të Ballkanit”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit lidhur me vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Treshja gjykuese Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni kanë vendosur që të mos e marrin parasysh rekursin e Balilit, i cili kundërshton denimin e tij me 10 vite burg.

Në datë 17 tetor të vitit 2019, asokohe Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, i cili përfitoi nga dënimi i shkurtuar. Sipas togave të zeza, ai ishte fajtor për akuzat e ngritura për trafik droge, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal. Megjithatë vendimi është ankimuar nga mbrotja e Balilit.

Po kush është Klement Balili?

Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja (tashmë Partia e Lirisë). Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit, të cilin e quajtën edhe “Escobari i Ballkanit”. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. Balili të vetmen dalje publike e ka në 2016 duke mohuar akuzat e drejtësisë greke më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim.

Ai është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku me vëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera. Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi “peshk i madh”.

Advertisement