Connect with us

Rajon

Rrëmbeu dhe dhunoi një grek për larje hesapesh, në kërkim shqiptari

Një 37-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim në Greqi pasi ka marrë peng dhe ka dhunuar një 41-vjeçar grek. Mësohet se greku ka hypur vetë në makinën që drejtohej nga shqiptari, por më pas nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka çuar atë në në zonë pyjore në Kostur, pranë kufirit me Shqipërinë, ku e ka dhunuar. Rasti është denoncuar nga vetë greku, i cili dëshmoi tek autoritetet greke se shqiptari në bashkëpunim me dy grekë të tjerë të moshës 29 dhe 25 vjeç e kanë rrëmbyer dhe dhunuar.

Autoritetet greke kanë arritur të identifikojnë mjetin që kanë përdorur rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qera, shkruajnë mediat greke. Mjeti është pikasur në zonën e Kosturit, ku brenda tij kanë qenë një 29-vjecar grek si pasagjer, si dhe po drejtohej nga një 25-vjeçare greke. Mësohet se ka qenë 29-vjecari ai që ka marrë mjetin me qera dhe ja ka dhënë shqiptarit për të kryer pengmarrjen. Autoritetet kanë arrestuar çiftin grek dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.

Nga sa rezulton nga hetimet, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh për çështje droge. 29-vjeçari grek dhe 37-vjeçari shqiptar rezultojnë të arrestuar në 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë lënë të lirë. 37-vjeçari rezulton se ka qenë i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme. Ndërsa greku rezulton i arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe të tre banesave të tij, u gjetën dhe sekuestruan sasi droge marijuanë, hashashm kokainë, 2 pistoleta, municion dhe shuma parash.

Advertisement