Connect with us

Kronike

I digjet makina ish-efektivi i policisë në Pogradec: Dyshoj se është zjarr i qëllimshëm

Në orët e para të kësaj të hëne, në fshatin Rrëmenj Pogradec, është përfshirë nga flakët automjeti tip “Volswagen”, në pronësi të shtetasit Leonard Dervishallari.

Automjeti i djegur rreth orës 01:30 është në pronësi të Leonard Dervishallarit, një ish-efektiv policie.

Në një komunikimi telefonik për Euronews Albania ai deklaroi se makina ka 15 ditë që nuk lëvizur nga shtëpia e tij, duke e përjashtuar mundësinë e një djegie aksidentale.

Sipas Dervishllarit, ka dyshime se zjarri është vendosur në automjet, ndërkohë për këtë gjë ka bërë denoncimin e tij pranë komisariatit të Pogradecit për dyshimet që ka por pa dhënë detaje. Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po heton për këtë ngjarje.

Advertisement