Kosova
SERBIA DEL NE DET/ Jutarnji list: Po përgatitet terreni, goli i parë i Vuçiçit në Malin e Zi
“Mali i Zi po shpërthen nga qepja e ngushtë dhe tani ndodhet në prag të kaosit. Në vend mbizotëron një vakum institucional, të cilin shumë e quajnë në fakt një grusht shteti ose, në rastin “më të mirë”, një abuzim i hapur i pushteteve politike dhe një përpjekje për të ndryshuar në mënyrë të paligjshme rendin kushtetues dhe shoqëror” – keshtu shkruan media kroate Jutarnji list, teksa ka mbeshtetur deklaraten e Andrija Nikoliç, një zyrtar i partisë më të fortë opozitare Partia Demokratike e Socialistëve dhe teksa ka permendur edhe shprehjen e ekspertit te se drejtes kushtetuese Nikola Martinoviç, I cili tha se “Mali i Zi nuk është më një vend, por një territor”
Sipas analistit malazez Darko Šuković, forcat proruso-proserbe definitivisht kane treguar se fundmi synimin e tyre për të deinstitucionalizuar shtetin e Malit të Zi dhe për ta kthyer në një “shtet rast”, për ta destabilizuar dhe paralizuar plotësisht, pikërisht në momentin kur u hodh një hap i rëndësishëm drejt integrimit ne BE. Ai tha se gjëja më e rëndësishme për Aleksandar Vuçiqin është ta ndalë Malin e Zi në rrugën e tij evropiane, veçanërisht që të mos hyjë në BE para Serbisë.
“Ekziston një plan për të bllokuar punën e institucioneve shtetërore, përfshirë qeverinë dhe presidentin. Shpallja zyrtare e gjuhës serbe, që është një hap drejt ‘shkombëtarizimit’ përfundimtar të Malit të Zi dhe ‘tërheqjes’ së vendit në projektin “Bota serbe” – deklaroi Šuković.
Sipas Jutarnji list, tani është evidente se ata nuk e shohin të ardhmen e Malit të Zi as në BE e as në NATO dhe në fakt po përgatisin terrenin për atë që prej kohësh quhet konvertimi i Malit të Zi në Serbi, dhe qe kjo e fundit te siguroje dalje ne det.
Media kroate shkruan se Mali i Zi është në trazira. Shumë kanë frikë se kjo situatë mund të përhapet në rrugë, gjë që do të kishte pasoja të mëdha, sepse mund ta kthejë Malin e Zi në Gjeorgjinë ballkanike, ku konflikti midis forcave pro-ruse dhe pro-evropiane ka vazhduar prej javësh.
Në Mal të Zi situata është e ngjashme: forcat anti-evropiane, pro-ruse dhe pro-serbe janë në një sulm të dukshëm dhe tani çështja nuk është vetëm axhenda pro-evropiane e Malit të Zi, por edhe mbijetesa e tij si shtet sovran.