Connect with us

Politike

Gazetari plas bombën: Edi Rama është ftuar nga SPAK për të dëshmuar

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është thirrur në SPAK për të dëshmuar.

I ftuar në Syri TV, Çollaku u shpreh se është shtyrë nga dita në ditë vajtja e tij dhe pritet të dëshmojë shumë shpejt.

Kur të thashë para pak ditëve që Edi Rama është ftuar nga Prokuroria e Posaçme të dëshmojë, brenda dhjetorit, mund të shtyhet me orë ose me ditë dhe arsyeja mund të jetë që ai të shkojë atje si ish-kryeministër dhe jo si kryeministër. Para 11 majit, me fillimin e vitit të ardhshëm.

Nuk po e lëshon kollaj, po e lëshon me zor. Pse është kollaj? Ka 7 vite që ka nisur hetimi i inceneratorit, nuk mbaron. Kishte 5 vite që në Itali mori formë të prerë. Nuk është kollaj, ata kanë fituar kohë 4-5 vite.

Nuk fitojnë më kohë, koha ka mbaruar, kanë mbaruar dhe minutat shtesë dhe ministri i Brendshëm që nuk ishte denoncuar në SPAK, por tek prokuroria e Tiranës, ka 1 vit i denoncuar dhe prokuroria e posaçme ia ka deleguar për kompetencë prokurorisë së Tiranës dhe nuk e kam parë ta thërrasë, as si ish-kryeinspektor as si ministër.

Ca rëndësie ka detyra që ka. Kallëzimi është, provat janë, sipas letrave shoqëruese, kishte prova të mjaftueshme për ta hetuar.

Ai zotëri duhet të përballet me drejtësinë, apo tani që u bë ministër kanë frikë ta thërrasin ata“, tha Basir Çollaku.

Advertisement