Kosova
Rama i hapi Kurtit një shteg për të dalë nga ngërçi, heqjen e sanksioneve dhe çeljen e negociatave
Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Stefan Surliç, vlerësoi propozimi i kryeministrit Edi Rama, që Kosova të ngrijë dialogun dypalësh me Serbinë dhe të përmbushë në mënyrë të njëanshme kushtet e procesit të normalizimit, është një lloj strategjie e daljes nga rruga qorre që Prishtina të fillojë të përmbushë obligimet, pa u paraqitur ato si lëshime për Beogradin, por për hir të ndonjë qëllimi më të lartë, siç është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Sipas Surliç, Rama duket se ka dashur të paraqesë një zgjidhje kreative që përfaqësuesit e Prishtinës të dalin nga rrethi vicioz i agjendës nacionaliste që nuk jep rezultate.
“Gjithçka ka qenë në fushatën parazgjedhore të Levizjes Vetëvendosje deri më tani ka qenë në kontekstin: Nuk do t’i lëmë asgjë Beogradit, nuk do formojmë Bashkimin e Komunave Serbe”, prandaj leximi im është se Edi Rama perms nje mënyre kreative, qe duket se është një truk politik në të cilin Beogradi është lënë jashtë, teksa propozimet evropiane plotësohen, dhe kjo paraqitet si lëshim I Kosoves ndaj Bashkimit Evropian dhe Brukselit, dhe jo ndaj komunitetit serb dhe Beogradit” – theksoi Surlic.
Sipas tij, edhe mund të jetë e pranueshme që Brukseli ta paraqesë përmbushjen e obligimeve nga dialogu si koncesion për hir të së ardhmes evropiane të Kosovës, por Surliç nuk beson se Brukseli do të devijojë zyrtarisht nga korniza ekzistuese e negociatave, që nënkupton se duhet të ketë një minimum bashkëpunimi dhe takimesh ndërmjet përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës, pavarësisht ngërçit të dukshëm dhe të gjatë në dialog.
I pyetur se çfarë do të ndodhte me temat që mbeten të hapura në dialog, nëse Prishtina fillon të zbatojë atë që është rënë dakord, por në të njëjtën kohë ngrin dialogun e mëtejshëm me Serbine, Surliq u shpreh se një skenar i tillë do të ishte blerje e kohës.
“Prishtina para së gjithash duhet ta formojë Unionin e Komunave Serbe dhe ta paraqesë si koncesion në Bashkimin Evropian, por në procesin e zbatimit do të dalin edhe disa çështje të tjera ku Beogradi si aktor është i domosdoshëm. Kështu që unë e lexova propozimin e Edi Rames më shumë si një lloj marketingu politik” – potencoi Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Stefan Surliç. ……….