Connect with us

Politike

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi Ramën për qeveri teknike, përsa kohë nuk arrin të mbledhë dot as 1 mijë mbështetës në shesh.

 

Ermal Peçi: Berisha i kërkoi qeveri teknike Edi Ramës. A mund ta arrijë këtë?

Spartak Ngjela:
 Berisha ndaj e bëri protestën, për të bërë një provë. Nëse do të kishte 120 mijë njerëz patjetër mund të arrihej kjo kërkesë për qeveri teknike. sepse 100 mijë njerëz në shesh janë 1 milionë vota. Problemi që e djathta është në krizë, dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së lidershipit që vetëm ka humbur vitet e fundit.
Çdo humbje kërkon reformë ose ide të reja. PD po përsërit humbjet e saj. Dhe ka rrezik që nga drama, të shkojë në tragjedi.

Advertisement