Politike
Nën hetim për falsifikimin e diplomës, del nga SPAK Belind Këlliçi: Shkoni pyesni në…
Drejtuesi politik i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur sot në SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
“Jam përherë transparent, do t’ju njoftoj”, u ka thënë ai gazetarëve.
Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi kalon pragun e SPAK, pasi është paraqitur edhe më parë për kallëzimet që ai ka depozituar.
Këlliçi: Shkoni pyesni në Harri Fultz, kam shokë klase, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime, nëse keni interes për korrupsionin, një nga krenaritë e mia është që unë e kam denoncuar. Kushdo të dali ballë për ballë, kushdo që do të më indimidojë në rrugëtimin tim për të bërë drejtësi.