Bota
Lufta në Gaza/ OKB: 120 fëmijë palestinezë janë vrarë në 15 ditët e fundit
Të paktën 120 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë 15 ditëve të fundit, sipas Agjencisë së Fëmijëve e OKB-së.
Një sulm izraelit gjatë natës të martën në zonën e Deir Al Balah vrau 12 anëtarë të një familjeje, 4 prej tyre ishin fëmijë.
Ndërsa një tjetër sulm ajror izraelit vrau të paktën shtatë persona në shkollën Al-Farabi në qytetin e Gazës gjatë natës, ku palestinezët ishin strehuar.
Që prej 7 tetorit të viti 2023 Gaza është në luftë të vazhdueshme më Izraelin.