Kosova
I shiti Naim Murselit për 280 euro armën me të cilën u vra Liridona, Tomë Dodaj pranon fajësinë
Naim Museli u deklarua i pafajshëm për akuzën që rëndon mbi të për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.
Granit Plava nuk u deklarua për akuzat që rëndojnë mbi të për veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Edhe Kushtrim Kokalla ka shfrytëzuar të drejtën për mosdeklarim në këtë fazë të procedurës. Ai tha se nuk do të deklarohet pa konsultim me mbrojtjen e tij. Kokalla ngarkohet me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
Fajësinë e ka pranuar Tomë Dodaj, i cili ngarkohej me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”. Dodaj i kishte shitur për 280 euro armën Naim Murselit, armë e cila u përdor nga Granit Plava për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në fund të seancës, ai u dënua me 5 vite burgim dhe pesë mijë euro gjobë për shitjen e armës, ndërsa do t;i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.