Pinknews
“Dhuna e tij është një e vërtetë e padukshme”/ Mesazhi i drejtëpërdrejtë i Drenushës për Atillën
Drenusha Latifi, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ ka reaguar në rrjetet sociale për ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh. Ajo flet për dhunën e ushtruar nga një person, e shumë e kanë lidhur këtë mesazh me Atillën, pasi ajo e ka akuzuar për dhunë në të shkuarën.
Mesazhi i saj:
‘Një njeri që përdor dhunën shpesh është si një artist i keq, ai pikturon një imazh të bukur me ngjyra të ndritshme, por nën sipërfaqe fshihet errësira e veprimeve të tij. Ai mund të duket i sjellshëm dhe i dashur për ata që e rrethojnë por dhuna e tij është një e vërtetë e padukshme që lë gjurmë të thella në ata që e përjetojnë. Nëse njerëzit nuk e njohin këtë anë të tij kjo nuk e zvogëlon dhimbjen dhe traumat që ai shkakton, shpesh ata që duken më të mirë, janë ata që fshehin më shumë’