Kronike
“O mami e ka vrarë”/ Babai vrau djalin, vëllai i viktimës: Pinte…
Vëllai dhe bashkëshortja e 37-vjeçarit Asim Gjoni, i cili u vra me thikë nga babai i tij, Hekuran Gjoni kanë rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë. Sipas deklaratave të familjarëve konflikti ka ndodhur për pronën. Bashkëshortja e Asim Gjonit deklaron se sipas saj shkak për sherrin është motra e bashkëshortit të saj, e cila kërkonte letrat e banesës.
Bashkëshortja e viktimës: Kam qenë me kolegët e punës në strugë, mbaj mend që më ka marrë goca e kunatit që ka ndodh një aksident, s’kemi diçka më mori më përcolli tek autobusi, do vinte t’u sillte brioshë fëmijëve dhe për të ikur në punë. Më thanë është në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak. Ngjarjen e pashë në rrjete sociale kur po vija rrugës, e pashë në media se çfarë kishte ndodhur. Unë nuk e di kush ka qenë i pranishëm, por thonë që ka qenë motra, mami dhe i ati. Me gocën s’kemi pasur marrëdhënie të mirë. E njëjta situatë na ka ndodhur para 11 vitesh, ishin sheshuar gjërat, konflikti para 3 ditësh më kanë kërkuar letrat e shtëpisë së burrit, i kishim ne, do që pjesën që ka të vetën t’ja kalojë gocës, nuk e vë në dyshim, çështja pronësisë. Burri ka qenë në punë, po punonte pjesë ndërtimi, ai gjithmonë e ka pas, futej tek prindërit pastaj tek shtëpia, është ulur duke biseduar, aty ka nis konflikti. Burri i ka gjet në bukë, vjehrri ka pas pirë gjithmonë, e ka pas të dhunshme i erreshin sytë, mund t’i kishte ndodh çdokujt, ai ça të kishte në dorë… pijen e kishte të dhunshme. E ëma është në shtëpi, kunata nuk e di, ka qenë në spital se thonë që ka qenë në spital se thonë që është goditur. Para 10 vitesh ka qenë konflikti për pronësinë, është martuar, ndarë, ka lënë fëmijët rrugëve, është martuar, ndarë, është martuar 3 herë dhe është ndarë, ka 2 çuna jetojnë me të atin, donte t’i mbante vetë, njërin e ka në emigrim, tjetrin i ati, është tek 37 vjeç. Shtëpia ishte në emër të atit. Donte të merrte gjysmën e hyrjes, prindërit herë herë kanë qenë…kur vinte goca u ndryshonte mendjen, ndikonte. Ajo e kishte këtë gjë që fuste njerëzit në sherr. E kanë bërë pijanec, të dhunshëm bashkëshortin. Çunat i panë në rrjete sociale, më thanë o mami ka vrarë gjyshi babin. Ka dhunuar bashkëshorten, dhëndrin. Me vjehrrën s’kam komunikuar, e ëma ishte këtu.
Nga ana tjetër vëllai i viktimës, Valentin Gjoni ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se vëllai i tij nuk pinte alkool, ndërsa për babain tha se e ka mallkuar në momentin që mori vesh ngjarjen. Ai shprehet se ‘si çdo familje ka pasur zënka, por jo që të shkonte puna deri atje’. Edhe Gjoni, njejtë si kunata e tij shprehet se konflikti ka ardhur nga motra e tij.
Valentin Gjoni: Më thanë Vali shpejt se po zihet me Asmini, në atë moment kishte mbaru nuk ishte më në jetë, vetëm sa i lëvizi pak syri se unë të them të drejtën u trondita, i thirra, mallkova plakun, hipa unë dhe nusja në ambulancë, na tha doktori që vëllai ka ndërru jetë, një gjë dua të them që ishte më alegro i lagjes dhe i ka ngjit diçka që nuk e ka pas kurrë ne jetë, jo ka qenë dhunues, pijanec, këto nuk i ka dhënë kurrë. Unë nuk marr për bazë fjalët e askujt, as fjalët e mamit im, të motrës jo që jo, shpirtin që ka pas ai edhe unë dhe i madhi nuk e kemi. Përplasje nuk ka pas, po konflikt si çdo familjar, zënka me shaka, por jo që të shkojë puna gjer aty që kanë thënë.. s’e pranoj kurrë për vëllain tim. Si çdo baba nuk e di si e ka marrë iniciativën, babai e pinte ndonjë gotë, nuk ka pas problem, se si ka ndodh nuk e di, ose do të ketë diçka tjetër, kur vinte im vëlla nga puna po të mos pyeste pleqtë nuk shkonte në shtëpi. Unë nuk kam motër, ajo për mu është…, e them se mesa kam dëgju i gjithë konflikti ka ardh nga ajo, më kanë thënë që është në spital, s’dua ta shoh, kam hallet e mia, më vjen keq që kunata pati një humbje të madhe dhe nipërit, do t’i përballojmë, do t’i kalojmë. Nuk kam dijeni për këtë gjë. Nuk kam komunikuar me babanë, atë natë që kam shkuar të jap dëshminë shkova në momentin që kam hyrë brenda atë e nxorën jashtë, vetëm atë kam dëgju që tha pse e keni marrë kot se ai s’ka qenë.