Kronike
Vdekja e Leo Sadiku në QSUT/ Çështja kalon për hetim në Prokurorinë e Tiranës
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/01/Roveta-Sadiku-2.jpg)
Prokuroria e Korçës ka shpallur moskopetencë për vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, Leo Sadiku, i cili humbi jetën në spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Prokuroria e Korçës kishte regjistruar një kallëzim penal për vdekjen e të miturit, pasi familjarët e tij kallëzuan mjekët për neglizhencë, dhe arsyeja përse prokuroria ka shpallur moskopetencë është sepse i mituri ka humbur jetën në QSUT, në kryeqytet, kështu çështja do ti kalojë për hetim Prokurorisë së Tiranës.
12-vjeçari, Leo Sadiku ndërroi jetë më 8 janar të këtij viti në Pediatrinë e QSUT-së. Ai fillimisht ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë.
Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë. QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie, ndërsa vetë familjarët e të miturit kanë ngritur akuza drejt mjekëve për neglizhencë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)