Connect with us

Kronike

Me xhama të zinj dhe shpejtësi të lartë/ FNSH në ndjekje të “Golf-it” të dyshimtë

Policia e Vlorës u vu në ndjekje të një makine tip “Golf” me xhama të zinj për shkak se po qarkullonte me shpejtësi të lartë. Policia më pas ka kërkuar edhe ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi nuk kanë mundur ta ndalojnë.

Ndjekja ndaj makinës të dyshimtë nisi në qytet dhe vazhdoi në autostradën Vlorë-Levan, por nuk arritën ta ndalonin dot. Më pas është kërkuar edhe ndihma e Policisë së Fierit.

Autoritetet janë duke kryer kontrolle në të gjithë zonën për ndalimin e drejtuesit të automjetit dhe personave që ndodhen në të. Deri më tani, nuk ka informacione sa persona ndodhen në automjet.

Advertisement