Connect with us

Kosova

Rezultatet e zgjedhjeve/ Kosova të bëhet gati për Qeveri Teknike

Analisti Shkëlzen Maliqi ka treguar skenarët e mundshëm për formimin e institucioneve të reja ne Kosove dhe duke marrë për bazë rezultatin zgjedhor, ai nuk e ka përjashtuar formimin e një Qeverie Teknike.

Në një intervistë për Nacionale, ai ka thënë se qeveria aktuale e Albin Kurtit do të mund t`i kryente disa punë që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, si edhe ka bërë me dije se në këtë drejtim duhet te luaj rolin e saj edhe presidentja Vjosa Osmani.

Sipas tij, në vitin e fundit të mandatit të saj, presidentja Osmani mund të bëjë një punë të hajrit.

Në intervistë, Maliqi ka komentuar rezultatin e secilës parti politike dhe ka vlerësuar se rezultatet që kanë shënuar partitë politike më 9 shkurt kanë qenë të pritshme.

“Opsion teorik, por i mundshëm, me nënvariante të ndryshme për realizim, p.sh. që Kurti të mos jetë kryeministër, do të bëhej një Qeveri teknike dhe e përkohshme, me detyra të caktuara që, p.sh. të kryente obligimet e Marrëveshjes të Ohrit, e cila, më sa mund të kuptohet, është sintezë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, që i kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me Marrëveshjen e Ohrit e para dy viteve, të pranuar nga Albin Kurti pa nënshkrim, por BE-ja e ka të protokoluar si të obligueshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë” – deklaroi analisti Shkëlzen Maliqi

Advertisement